Rusia raportoi rritje të mëtejshme të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19), pasi regjistroi 1.667 raste të reja që rezultuan pozitive gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus u rrit në 13.584 në 82 rajone, bëri të ditur ekipi i urgjencës në një deklaratë.
Me 12 viktima të tjera të regjistruara që nga e premtja, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 106, shtohet më tej.
Ndërsa 250 pacientë u larguan nga spitali pas shërimit në 24 orët e fundit, më shumë se një mijë u shëruan që nga shpërthimi i pandemisë në Rusi, theksohet në deklaratë.
Shumica e njerëzve që kontraktojnë virusin shfaqin simptoma të buta dhe shërohen, por virusi mund të jetë vdekjeprurës për individët me gjendje shëndetësore kronike si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe astma.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 103 mijë njerëzve deri më tani, ndërsa rreth 378 mijë janë shëruar.
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...