Tashmë ka filluar të flitet për rikthimin e sezonit të NBA.
Liga më e fortë e basketbollit në botë, ajo e NBA, vazhdon të jetë e suspenduar, si pasojë e përhapjes së Covid19.
ShBA vazhdojnë të jenë më vendet më të prekura nga ky virus, me numrin më të lartë të të infektuarëve.
Por, duket se NBA po planifikon që të rifillojë sezonin së shpejti.
Raportime të ‘Clutchpoints’ bëjnë të ditur se sezoni i NBA pritet të rifillojë në mes të qershorit, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, komisioneri Adam Silver ka bërë të qartë se nuk do të rifillohet deri sa të jepet drita e gjelbër nga autoritetet shtetërore.
Mbetet të shihet se kur do të rifillojë ose nëse do të rifillojë sezoni i NBA.
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë