Kanë kaluar gati 10 vjet nga momenti kur One Direction u fut në botën e shoubizit përmes tregut të talentit të Simon Cowell, The X Factor.
Tani Liam Payne thotë se djemtë e 1D janë në bisedime për të shënuar historinë e tyre të dekadës në korrik, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ndërsa Payne i tha The Sun se kishte kontakte me Harry Styles, Niall Horan dhe Louis Tomlinson, ai nuk përmendi Zayn Malik.

“Tani së shpejti kemi përvjetorin e 10-të, kështu që të gjithë kemi folur shumë gjatë javëve të fundit, gjë që ka qenë vërtet e bukur.
“Të dëgjosh shumë zëra të njerëzve dhe të shohësh përmbajtje të vjetër dhe gjëra të ndryshme që ne nuk i kemi parë për një kohë të gjatë ose nuk kemi parë kurrë më parë, është shumë interesante.

“Por më shumë se gjithçka është thjesht një kohë e mirë për ne që të lidhemi përsëri”.
Malik u largua nga One Direction në 2015, duke e lënë bendin me vetëm katër anëtarët./arbresh.info/

Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...