Masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit janë ashpërsuar në Komunën e Pejës, raporton RTV Dukagjini.
Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj ka kërkuar nga qytetarët që të mos shkojnë as në Grykën e Rugovës për shëtitje.
“Ne kemi marrë një vendim që të ndalohen vizitat dhe shëtitjet nëpër parqet e Komunës së Pejës. Ai vendim ka qenë i prerë por ne si komunë e po ashtu edhe policia kemi qenë më tolerant. Tashmë e kemi parë që puna është shumë më serioze, dhe kjo tolerancë është larguar kështu që po shkojmë drejt një rigoroziteti shumë të madh”.
Zefaj thotë për RTV Dukagjinin se në bazë të monitorimeve kanë vërejtur që një pjesë e qytetarëve nuk po respektojnë masat e marra në përballje me COVID-19.
“Ne i kemi udhëzuar që të mos dalin në grupe, mos të qëndrojnë afër njëri tjetrit, mos të bëjnë pikniqe nëpër pjesë të gjelbra ose parqe. Por këto udhëzime ne e kemi vërejtur që nuk janë duke u respektuar”, tha ndër të tjera Engelbert Zefaj.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës