Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Komunën e Prishtinës dhe ka përgëzuar kryetarin Shpend Ahmeti për menaxhimin e deritashëm të situatës me pandeminë Covid-19.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe asaj për Inspekcion, të cilët e njoftuan kryetaren e Kuvendit mbi gjendjen dhe nevojat e identifikuara në terren.
Të dy zyrtarët theksuan se siguria qytetare është primare dhe se duhet fuqizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.
Kryetarja Osmani potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate.
Zonja Osmani dhe kryetari Ahmeti kanë ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit./arbresh.info
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...