Juventusi raportohet se është duke i mbikëqyrur të gjitha lëvizjet e klubeve të tjera lidhur me Erling Braut Haalandin e Borussia Dortmundit, kjo pasi që bardhezinjtë janë të gatshëm të tentojnë për herë të tretë ta transferojë norvegjezin.
Gazeta italiane Calciomercato shkruan se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, kishte tentuar fillimisht ta sjellë Erling Haalandin në Allianz në vitin 2018, sa norvegjezi kishte qenë ende pjesë e Moldes, transmeton Gazeta Express.
Në atë kohë, adoleshenti norvegjez kishte zgjedhur të transferohej te klubi austriak Red Bull Salzburg, ku u bë menjëherë protagonist dhe i rregullt në formacionin e parë, përkundër moshës së tij.
Gjatë afatit kalimtar të janarit, bardhezinjtë ishin sërish të përfolur për transferimin e yllit të talentuar, i cili megjithatë preferoi të shkojë në Borussia Dortmund për ta zhvilluar edhe më tutje talentin e vet dhe ku i ka shënuar nëntë gola në tetë ndeshje të Bundesligës gjermane.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, me tetë gola të shënuara në fazën e grupeve, si dhe në ligën austriake në pjesën e parë të sezonit, 19-vjeçari ishte kërkuar nga shumë prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Calciomercato raporton se Juventusi është ende i interesuar për të mësuar më shumë për situatën e të riut në Westfalenstadion. Drejtuesit e Juventusit po llogaritin në agjentin e Haalandit, Mino Raiolan, për të marrë informata për të gjitha ofertat për Haalandin.
Juventusi është i gatshëm të luftojë për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit të shumëkërkuar, mirëpo mund t’i duhet të presë një vit ose dy për ta arritur këtë qëllim.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...