Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, kishte pretenduar se ishte rrëmbyer nga alienët dhe gjithashtu kishte zbuluar se e kishte humbur virgjërinë kur ishte vetëm 13-vjeçar me një grua më të vjetër.
59-vjeçari, tani trajner i klubit të vendlindjes së tij Gimnasia, e kishte dhënë së fundi një intervistë interesante për kanalin sportiv në Argjentinë, TyC Sports, transmeton Gazeta Express.
Kur u pyet nëse beson në UFO, Maradona tha: “Pse ka nevojë të shpiken? Një herë, pas shumë pijeve, unë humba për tre ditë. Kur u ktheva, u tregova se me kishin marrë alienët. U thashë: “Ata më morën, s’mund të ju tregoj asgjë””.
Në po të njëjtën intervistë, ish-sulmuesi i Napolit dhe Barcelonës u pyet edhe se kur e kishte humbur virgjërinë.
“Në moshën 13-vjeçare, në një bodrum me një zonjë më të vjetër. Unë isha mbi të dhe ajo po e lexonte një gazetë”, shtoi Maradona.
Ai vazhdoi duke zbuluar se kishte luajtur në shumë ndeshje të mëdha futbolli pa fjetur gjithë natën si dhe tha se do t’iu ftonte Carlos Tevezin, Lionel Messin dhe Gabriel Heinzen nëse do të duhej t’i ftonte tre futbollistë në jahtin e tij.
Sa i përket golin të tij të famshëm të shënuar më dorë kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, Maradona e përshkroi veten si “një djalosh normal, i cili shënoi gol kundër anglezëve, që po na i vrisnin fëmijët në Luftën e Falklands”.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...