Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti sot Danijela Barisic – Ambasadoren e Kroacisë, të shtetit kryesues të BE.
Duke ndarë shqetësimet e përbashkëta për pasojat e corona virusit, Ministri në detyrë Reka e njoftoi Ambasadoren Barisic, se edhe në këto rrethana pandemie, Qeveria në detyrë dhe Ministria për Integrim Evropian, vazhdojnë përkushtimin e tyre në jetësimin e reformave të agjendës evropiane.
Si dëshmi, ai njoftoi se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, pesë çështje të miratuara nga Qeveria, ishin pikërisht ato që lidhen me Bashkimin Evropian, siç janë: nisma për marrëveshjen IPA 2019 (pjesa e dytë), pastaj për IPA 2020, si dhe marrëveshjet trepalëshe financiare IPA II në mes të: Kosovës, BE dhe Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Poashtu, edhe në këtë periudhë, ndonëse në rrethana të kufizimeve me pandeminë, Ministria vazhdoi të jap kontributin e kërkuar nga Brukseli në lidhje me raportin vjetor për vendin, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane.
Duke i’u falënderuar BE-së për ndihmën e parë emergjente prej 5 milionë EURO për përballjen me pandeminë dhe ato të premtuarat prej 160 milionë EURO, Ministri Reka, kërkoi që Presidenca Kroate e BE të përkrahë dhe shtyjë përpara çështjen tashmë të tej zgjatur – atë të liberalizimit të vizave.
Ambasadorja Barisic, përsëriti përkrahjen e Kroacisë – si mike e Kosovës, për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo informoi Ministrin Reka për datën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që o të mbahet në Zagreb, se edhe pse ishte paracaktuar të mbahej në javën e parë të majit, data e samitit shtyhet për qershorin e vitit 2020 për shkak të shpërthimit të COVID-19. Lidhur me këtë, Ambasadorja Barisic theksoi se në bashkëpunim me Presidentin Evropian Charles Michel, ne po përpiqemi të gjejmë datën e re në qershor, për të organizuar Samitin BE-Ballkan Perëndimor, në Zagreb
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...