Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar sot vizitat nëpër komuna të Kosovës, për të parë gjendjen pas përhapjes së koronavirusit.
Kurti sot ka qëndruar në Lipjan ku është takuar me kreun e kësaj komune, Imri Ahmetin.

Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë dhe anëtarët e Shtabit Emergjent Lokal, e njoftuan kryeministrin dhe ministrat për gjendjen rreth Covid-19 në komunën e Lipjanit, respektimin e masave të caktuara nga Qeveria, ministritë dhe IKShP-ja, si dhe angazhimet e Komunës për menaxhim të kësaj situate.
Pas takimit kryetari Ahmeti shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe njëherë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Ndërkaq kryeministri Kurti bëri të ditur se në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave të Kosovës, sot vizitoi Komunën e Lipjanit, për të parë nga afër situatën në këtë komunën.
Ai gjithashtu bëri apel tek të gjithë për të shtuar disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar, për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore me sa më pak pasoja dhe sa më shpejt.
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...