Komuna e Prishtinës ka pajisur Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare edhe me një pajisje shtesë që ndihmon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit(COVID-19).
Sot u përurua tuneli dezinfektues që është i vendosur në oborrin e QKMF-së.
Tuneli dezinfektues është paraparë të jetë si masë shtesë e parandalimin e përhapjes së virusit pandemik me të cilin po përballen thuajse të gjitha vendet e botës.
Me këtë rast, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti, tha se, kjo është një mase për tu mbrojture për të gjithë ata që konsiderojnë që kanë simptoma.
“Sot po e përurojmë këtë tunel që tashmë e keni parë edhe ne shtetet tjera tani është edhe tek ne. Ne e kemi ngrit këtë tendë për ti mbrojtur punëtorët shëndetësore por edhe qytetarët nga njeri tjetri sepse ne nuk e dimë kush mund të jetë i infektuar. Ata që kanë simptoma duhet te drejtohen së pari në tendë pastaj në këtë tunel. Kjo është një mase për tu mbrojture për të gjithë ata që konsiderojnë që kanë simptoma. Kjo është bërë në bashkëpunim me prodhuesit vendor”, tha Ahemti.
Ndryshe, numri i të infektuarve tashmë ka arritur e 224 persona, gjashtë prej te cilëve kanë përfunduar me fatalitet, por që të gjithë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellës./arbresh.info/


https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/3211390722418588/
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën