Korporata Energjetike e Kosovës, është në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së pandemisë globale COVID-19.
Menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekjeve që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet, ka thënë Skënder Bucolli, nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete, në Koropratën Energjetike të Kosovës.
“Menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekjeve që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet. Në këtë drejtim, KEK-u, nga data 10 mars, ka ndërmarrë të gjitha masat duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e ndërlidhura nga Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Bucolli.
Ai po ashtu, tha se, një nga masat që është marrë nga KEK-u, është dezinfektimi i rregullt i hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe po ashtu në autobusët që transportojnë punëtorët, e gjithashtu edhe janë liruar stafi me problem shëndetësore.
“Një nga masat e marra nga KEK-u, është dezinfektimi i rregullt i hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe po ashtu në autobusët që transportojnë punëtorët. Me tej, jane liruar stafi me probleme shëndetsore, është reduktuar qëndrimi në hapsira të përbashkëta. Si dhe stafi jo kritik për prodhim është obliguar të jenë në gjendje gadishmërie duke mundësuar që të gjitha operimet dhe proceset në të gjitha njesitë të funksionojn pa asnjë pengesë. Përkundër vështirësive të mëdha për shkak të mungesave në treg medicinal, në të dy termocentralet dhe mihjet e KEK-ut, punëtorët janë duke u pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme”, tuhet në përgjigjen e kësaj zyre.
Në fund, Bucolli, ka thënë, se duke u bazuar në planin dhe bilancin energjetik, KEK është duke operuar me kapacitete të plota optimale me dy njesi të TC-A-së dhe dy njesi të TC-B-së, duke arritur prodhimin rreth 800 MW/h energji elektrike./E.Ballazhi/arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...