Liverpool është i interesuar për mbrojtësin e Sevillas, Diego Carlos, por kësaj gare i janë bashkuar Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid.
Sipas Estadio Deportivo, forma e mirë e brazilianit ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, transmeton portali arbresh.info.
Klauzola e lirimit të Carlos është 75 milionë euro, mirëpo vlera e tij është afër 40 milionë euro, andaj pritet një garë mjaftë e madhe mes gjigantëve evropianë.

Raportimet e shumta kanë zbuluar se Liverpool ka komunikuar me Carlos gjatë afatit të janarit, mirëpo transferimi nuk ndodhi sepse Sevilla nuk pranoi të hyjë në negociata sepse dëshiron që lojtari t’iu ndihmojë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, për të fituar shërbimet e tij “Reds” nuk do e kenë të lehtë sepse lojtari është në ‘radarin’ e Barcelonës dhe Real Madrid-it.
Dy gjigantët spanjoll janë duke kërkuar qendërmbrojtës që mund të zëvendësojnë Sergio Ramos ose Gerard Pique, të cilët priten të largohen në vitin e ardhshëm./arbresh.info.
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari