Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, sot kanë dorëzuar donacionin e dhuruar me pajisje mbrojtëse mjekësore nga KFOR-i, për stafin shëndetësor të QKMF- së “Dr. Nexhat Çuni”.
Me këtë rast kryetari Bahtiri potencoi prapë se është falenderues ndaj KFOR-it për dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për personelin shëndetësor në QKMF, të cilët janë në shërbim të qytetarëve dhe në luftën kundër virusit COVID-19.
Gjithashtu kryetari Bahtiri së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë Barani, u shprehen falenderues dhe mirënjohës ndaj punës së palodhshme të stafit shëndetësor dhe atij mbështetës, të cilët po bëjnë maksimumin në parandalimin e këtij virusi dhe kryerjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme për qytetarët.
Falënderues për këtë donacion u shprehën edhe drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani dhe stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje e kujdes të shëndetit të qytetarëve./arbresh.info
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...