Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi po bëhen prindër
Ka pak kohë që kompozitori Kledi Bahiti zbuloi lidhjen me prezantuesen Pejana Elezi.
Së fundi, partnerja e Kledit me anë të një fotografie, e uroi atë për ditëlindje dhe publikoi foto me barkun e rrumbullakosur.
“Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit, të duam shumë”, shkruan ajo.
Për ndryshe, Kledi Bahiti ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të estradës.

Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...