Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të sapo nxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project, Kosova është renditur e 54-ta.
Sipas tij, ajo që vlen të përmendet është se Kosova renditet e dyta mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vende të tjera që kanë më shumë vite ekzistencë si shtet dhe e kanë nisur më herët tranzicionin demokratik.
“Një lajm i mirë për Kosovën është renditja e favorshme e Kosovës në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të sapo nxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project. Ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ai ka shtuar se ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët. /arbresh.info

Reagimi i plotë:
Një lajm i mirë për Kosovën është renditja e favorshme e Kosovës në raportin e fundit të Indeksimit të Sundimit të Ligjit të sapo nxjerrë prej organizatës prestigjioze World Justice Project.
Ky raport mat performancën e sundimit të ligjit në 128 vende dhe e vendos Kosovën në vendin e 54-ët.
Ajo që vlen të përmendet është se Kosova renditet e dyta mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vende të tjera që kanë më shumë vite ekzistencë si shtet dhe e kanë nisur më herët tranzicionin demokratik.
Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të rindërtimit prej shkatërrimeve të luftës, shtet-ndërtimit dhe pengesave në arenën ndërkombëtare, Kosova ka mundur të arrij shumë në shumë pak kohë për sa i përket sundimit të ligjit.
Ky indikator vlen veçanërisht si demantim ndaj atyre zërave nihilist në Kosovë, që mohojnë çdo arritje e progres që ka bërë vendin ynë, e nuk humbasin rast për ta njollosur e dëmtuar pa të drejtë reputacionin e shtetit tonë.
Nuk ka dyshim që Kosova ka ende rrugë të gjatë për të bërë në sundimin e ligjit, mund të eci përpara edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit, megjithatë është e ulët që të mohohen sukseset e deritanishme që me aq sakrificë i kemi mundësuar.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...