Mesfushori i Arsenal-it, Lucas Torreira dëshiron të largohet nga “Emirates” për tu rikthyer në Seria A.
Sipas Calciomercato, agjenti i lojtarit e ka ofruar te dy klubet italiane, Milan dhe Napoli, transmeton portali arbresh.info.
Uruguaiani është lodhur me minutazhin e vogël te “Topçinjtë” andaj shpreson që më transferimin në kampionatin italian mund të rigjejë formën e duhur.

“Topçinjtë” pagoi 29 milionë euro kur e transferoi nga Sampdoria në verë të vitit 2018.
Torreira ka bërë 33 paraqitje për Arsenalin këtë sezon duke shënuar dy gola dhe kontribuar me një asistim, por ka pësuar lëndim në gju.
Thuhet se Milan është favorit për ta transferuar sepse edhe më herët kanë provuar, por nuk ia dolën./arbresh.info.
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu