
Teatri Kombetar, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Bllokimi i tërësishëm i aktiviteteve për shkak të pandemisë së Covid-19 ka prekur edhe kulturën.
Në pamundësi për të dhënë shfaqjen nëpër teatro, është marrë vendim që të transmetohen shfaqjet online, shkruan portali arbresh.info.
Iniciativës së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Gjilanit për krijimin e një kalendari online të përbashkët për muajin prill, i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”. Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe jepen online / livestream përmes linkut, që publikohet ditën kur është planifikuar shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse.
“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, thuhet bashkangjitur me njoftimin e Teatrin Kombëtar të Kosovës./arbresh.info/
Ky është kalendari / programi online i teatrove të Kosovës për muajin prill.

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike