Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media kanë njoftuar për disa shkarkime në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Kurti pohoi se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje.
“Jemi sot bashkë me ministren Rozeta Hajdari, për shkak së është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendëskryeshefi ekzekutiv, zyrtari financiar dhe është kthyer në pozitën e mëparshme ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv e që është si drejtor për konsumator. Vlen të theksohet Nuk është shkarkuar auditori i brendshëm i cili ka kryer punën e tij më profesionalizëm”, deklaroi Kurti.
Kurti pohoi se KRU “Prishtina”, ka pasur humbje të mëdha.
“Jemi detyruar të ndërhyjmë shpejtë”, pohoi ai.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE