Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe nga aty të zgjedhet një Qeveri e re, e cila do të udhëheqë më Kosovën.
Të paktën kështu janë shprehur disa nga banoret e kryeqytetit në pyetjet e drejtuar nga arbresh.info, nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, apo të formohet një qeveri teknike.
Sipas tyre, në këtë situatë që gjendet Kosova me përballjen e koronavirusit, më mirë do të jetë që të udhëhiqet nga kjo Qeveri që është në largim e pastaj pas përfundimit të betejës me COVID-19, të mbahen zgjedhjet dhe në krye të vendit të vije një garniturë e zgjedhur nga vetë populli.
Kujtojmë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u shkarkua me 25 marse me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.
Qeveria e udhëhequr nga Kurti arriti të qeverisë jo më shumë se 50 ditë.
Ani pse Kurti për partner të koalicionit kishte LDK-në, ishte vetë kjo e fundit që pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu morri vendim të hedh mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë./v.selimi/arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/507036163279981/
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...