Barcelona insiston për ta transferuar sulmuesin e Inter-it, Lautaro Martinez në verë.
Sipas Tuttosport, gjiganti katalunas e sheh argjentinasin si zëvendësuesi adekuat i Luis Suarez që më shumë mundësi pas sezonit të ardhshëm do largohet, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Barelona ia ka bërë dy oferta “Neurazurëve” për shërbimet e 22-vjeçarit dhe këto oferta është duke i shqyrtuar gjiganti italian.

Njëra mundësi është që Barcelona të paguajë klauzolën e lojtarit prej 110 milionë euro ose të ofrojë 70-80 milionë euro plus një ose dy lojtarë.
Lojtarët që mund të sakrifikohen janë, Arturo Vidal Nelson Semedo, Arthur, Philippe Coutinho dhe Antonio Griezmann.
Ndërsa për marrëveshjet personale me Martinez, Barcelona do t’i ofrojë 7-8 milionë euro në vit, derisa Inter i ka ofruar 4 milionë euro në vit për ta rinovuar kontratën./arbresh.info.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri