Interi e refuzon shkëmbimin e Lautaros, do vetëm para

15:38 | 6 Prill 2020
A Z

“Nerazzurri” nuk janë të interesuar të marrin lojtarë në këmbim të sulmuesit argjentinas, ata duan vetëm para

Interi e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, e cila përfshinte futbollistë plus para për Lautaro Martinezin, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti katalunas i kishte ofruar futbollistët Nelson Semedo e Junior Firpo si pjesë e marrëveshjes për sulmuesin argjentinas.

22 vjeçari është bërë objektivi kryesor i kampionit aktual spanjoll për verën e ardhshme.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se “Nerazzurri” janë të vendosur të heqin dorë nga Lautaro vetëm për 111 milionë euro.

Prandaj, Barça nuk do ta ketë aspak të lehtë ta bëjë të vetin sulmuesin e rrezikshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale