Në kohë normale, prindërit kanë një rutinë të caktuar për fëmijët e tyre. Shkolla është një nga agjentët e socializimit i cili e kryen një rol të rëndësishëm për të edukuar dhe socializuar fëmijët. Në kohën e pandemisë ku të gjithë fëmijët janë në shtëpi, në mungesë të aktiviteteve, koha me ta mund të shndërrohet në stres për prindërit.
Komuna e Kamenicës ka publikuar një video për prindërit se si të kalojnë kohën e tyre me fëmijët në shtëpi. Kjo video përmanë këshilla profesionale dhe aktivitete të cilat kanë për qëllim zhvillimin e aftësive kognitive, sociale e emocionale tek fëmijët.
Përvec aspektit edukativ dhe social, Komuna e Kamenicës ka shpallë edhe një garë për videon që merr më së shumti likes. Vendi i parë do të shpërblehet me 100 euro materiale shkollore, vendi i dytë me 70 euro, ndërsa vendi i tretë me 50 euro materiale për shkollë.
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/videos/223483652061047/?t=19
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...