Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë të bllokuar në kufirin me Greqinë.
Ndërsa poston foton e tensionit në kufi, Basha shkruan se është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Basha ka thënë se braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar.
“Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë”, shkruan ai.
Më tej bën thirrje qeverisë Rama të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre.
“I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.
Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale”, ka shkruar Basha.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...