Shteti serb vazhdon t’i bllokoj marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel. Dekretimi i gjyqtarëve serb, të cilët do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, i cili ka thënë se dekretimi i gjyqtarëve serb po vonohet.
“Procesi është në pritje për deklarim të Serbisë rreth stafit mbështetës. Po presim prej Brukselit, ata janë në bisedime me Serbinë rreth modaliteteve çka e qysh”, ka thënë Peci.
Kryesuesi i KGJK tha se deri në nëntor nuk pret që të bëhet kjo.
Ndërkohë sipas marrëveshjes ishte parapri që në muajin gusht të këtij viti emrat e rreth 40 gjyqtarëve të komunitetit serb t’i dërgohen presidentes së vendit për dekretim.
Interesimi i qytetarëve serb për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk kishte munguar. Nga 84 konkurrentë sa kanë qenë gjithsej për postin e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut, 43 prej tyre e kishin kaluar testin.
Ndërkohë, përveç 40 gjyqtarëve, pjesë e sistemit të drejtësisë në veri pritet të jenë edhe rreth 12 prokurorë serb. Krejt kjo sipas marrëveshjes së 10 prillit të këtij viti, të arritur mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa e atij serb Aleksander Vuçic, të cilët në Bruksel patën nënshkruar një marrëveshje për drejtësinë në Veriun e Kosovës. /G. Lushi/ arbresh.info
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...