Atletico Madrid është duke menduar të bëjë befasinë dhe të transferojë sulmuesin e Napoli-t, Hirving Lozano.
Meksikani iu bashkua skuadrës së Gennaro Gatursos-s nga PSV për 42 milionë euro verën e kaluar, pasi shënoi 39 gola për skuadrën holandeze, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, lojtari është i hapur për transferimin në La Liga, pasi ka qenë titullar vetëm në tetë ndeshje këtë sezon.

“Los Rijoblancos” planifikojnë të transferojnë sulmues të ri, pasi Thomas Lemar dhe Vitolo me shumë mundësi do largohen në fund të sezonit.
Për 24-vjeçarin kanë interesim edhe dy rivalët e Atletico-s, Valencia dhe Sevilla, ndërsa mbetet i kërkuar nga Everton.
Kontrata e Lozano-s me “Napolitanët” skadon në vitin 2024 ndërsa kartoni i tij kushton 35 milionë euro./arbresh.info.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...