Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë është rritur në 19.691, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1.447.
Qendra belge e Krizave deklaroi se në 24 orët e fundit, numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur në 5.735, përfshirë 1.261 në kujdes intensiv.
Në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve është rritur për 164, kurse i të infektuarve me 1.260.
Numri i përgjithshëm i personave të konfirmuara me koronavirus në vend aktualisht është 19.691.
Gjithashtu theksoi se nga 15 marsi 3,751 persona ishin shëruar.
Ministri belg i Buxhetit, David Clarival, tha se autoritet kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve ditore të testimit prej 40-50 mijë.
Clarinval tha se vendi është duke planifikuar që “gradualisht” t’i kthehet procesit të normalizimit, duke shtuar se ndikimi ekonomik do të jetë shumë më serioz se kriza financiare e vitit 2008./AA/
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...