Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u testua dy herë për koronavirus, i ka dhënë fund karantinës.
Merkel, ka bërë dy herë testin për koronavirus, ku doli negative, megjithatë vendosi që të hyjë në karantinë gjatë kësaj periudhe, transmeton portal arbesh.info
Sipas zëdhënsit të saj, kancelarja gjermane tashmë i është kthyer punës.
Gjermania mobilizon 15,000 ushtarë në luftën ndaj COVID19
Merkel u vetë-karantinua dhe punonte nga shtëpia, pasi ishte vaksinuar më 20 mars nga një mjek, që rezultoi se ishte prekur nga koronavirusi.
Gjermania, në krahasim me vendet tjera europiane, si Italia dhe Spanja, ka nën kontrollë epideminë. Përkundër numrin të konsiderueshëm të të prekurve dhe të vdekurve, masat e rrepta, sikurse në vendet tjera, nuk janë marrë, pasi supozohet se banorët po respektojnë këshillat e qeverisë./arbresh.info/
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun