
A Samaritan's Purse crew works on building an emergency field hospital equipped with a respiratory unit in New York's Central Park across from the Mount Sinai Hospital, Sunday, March 29, 2020. (AP Photo/Mary Altaffer)
Guvernatori i New York tha të enjten se shteti i tij ka pajisje repiratore për të përballuar situatën për rreth një javë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në këtë shtet i është afruar shifrës 100 mijë.
“Sipas nivelit aktual të vënies në përdorim, ne kemi rreth gjashtë ditë ventilatorë në rezervat tona,” u tha Guvernatori Andrew Cuomo gazetarëve në kryeqytetin e shtetit, Albany. “Kjo do të thotë se nëse shkalla e përdorimit, pra numri i njerëzve që vijnë në spitale dhe që kanë nevojë për respiratorë, nëse kjo normë vazhdon, në rezervat tona mbetemi me rreth gjashtë ditë (furnizime)”.
Guvernatori paralajmëroi se nëse rastet e COVID-19 pësojnë rritje brenda këtij afati kohor, ose nëse numri maksimal i parashikuar i rasteve tejkalon parashikimet ose shtrihet më shumë në kohë, shteti Nju Jork mund të përballet me mungesë të makinerive ndihmëse të frymëmarrjes.
Guvernatori ka punuar me ekipin e tij për të blerë 30 mijë respiratorë për shtetin e tij me një popullsi prej 19.5 milionë banorësh. Gjysma e tyre do të dërgoheshin në qytetin e Nju Jorkut, i cili ka rreth 60% të rasteve të shtetit me koronavirusin. Megjithatë, me rritjen e kërkesës në të gjithë botën, ka qenë e vështirë marrja e numrit të nevojshëm.
Nju Jorku është treguar krijues në përpjekjen për të shtrirë furnizimin e tanishëm me respiratorë – duke lejuar që respiratorët të modifikohen për të ndihmuar dy pacientë njëkohësisht – si dhe konvertimin e pajisjeve të anestezisë, të cilat gjithashtu mund të shtyjnë ajrin në mushkëritë e pacientëve. Shteti gjithashtu ka anuluar të gjitha operacionet jo-urgjente për të çliruar ventilatorët ekzistues.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...