Ndalimi i eksportit të miellit që u vendos për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme do të hiqet, kështu vendosi Ministria e Ekonomisë pas takimit me punëtorët e prodhuesit e miellit.
Sipas ministrit Kreshnik Bekteshi, vendimi u mor pasi është vlerësuar se industria vendore e miellit për momentin është në gjendje shumë të mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme në mullinj private dhe në rezerva shtetërore, derisa nuk ka ndalesë për import të grurit në rrethinë.
Sipas tij vendimi për eksportimin e miellit tashmë është në përgatitje dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë.
“Sipas të gjitha të dhënave, industria e mullirit po punon shkëlqyshëm për momentin .Ka mundësi të ndryshojmë vendimin për ndalimin e eksporteve të miellit që u vendos për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Bekteshi./alsat
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit