Klubi londinez është mjaft i vendosur për ta transferuar sulmuesin e ri të Barcelonës
West Ham United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Martin Braithwaite.
Klubi londinez është i vendosur ta transferojë sulmuesin e Barcelonës gjatë verës që vjen.
Për këtë është i bindur mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi danez iu bashkua “Blaugrana” vetëm në muajin shkurt nga Leganes.
Ai përfundoi në Camp Nou pas emergjencës në sulm, pas lëndimeve të rënda të Luis Suarezit e Ousmane Dembeles.
Përfaqësuesi danez i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje deri tash me Barçën.
Katalunasit mund ta shesin atë gjatë verës, pasi kanë në plan të bëjnë përforcime të mëdha.
Objektiva të kampionit aktual spanjoll janë Neymar dhe Lautaro Martinez.
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...