Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë.
Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Listës Serbe, Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe Kryetarin e AAK-së.
Sipas një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit, thuhet se Thaçi është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020.
“Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë Thaçi.
Ai në secilin takim është shprehur se si president i vendit do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë ...
Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën a...
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje