Instituti i Medias në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria në detyrë që të mbështesin mediat në kuadër të fondit të veçantë për bizneset dhe të punësuarit për shkak se funksionimi i tyre është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në kërkesën e Institutit drejtuar Qeverisë thuhet se mediat kësaj kohe nuk kanë realizuar asnjë të hyrë.
“Mediet në Kosovë jetojnë nga marketingu dhe në këtë kohë kur po përballemi me Virusin Korona, kompanitë tashmë kanë ndërprerë reklamimin e tyre në media. Rrjedhimisht, mediat (pos RTK-se që financohet nga buxheti i shtetit), gjatë muajit Mars nuk kanë realizuar pothuajse asnjë të hyrë. Në Kosovë janë 170 medie audio-vizuale, të licencuara nga Komisioni i Pavarur i Medieve i Kosovës, një pjesë e madhe syresh është rrezik që të mbyllen dhe punëtorët e tyre të largohen nga puna”, thuhet në kërkesë.

Kërkesat e Institutit të Medias në Kosovë:
1.Të udhëzojë Komisionin e Pavarur të Medies që të heqë taksën e licencës për këtë vit.
2.Të konsiderojë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medialë si kategori e vijës së parë të frontit kundër COVID-19, si mjekët e policët.
3.Të ndihmojë financiarisht pronarët e medieve të licensuara, për të mbuluar shpenzimet e tyre për pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e tjera, nga shpallja e gjendjes emergjente e deri sa të zgjasë ajo.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit