Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rritjen e infeksioneve nga koronavirusi.
Infeksionet e Covid-19 janë afër shifrës prej një milion pasi “rritja gati eksponenciale” panë raste globale më shumë se dyfish në javën e kaluar.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rritjen e infeksioneve, pasi raste të reja arritën pothuajse në çdo vend dhe territor në të gjithë botën, raporton “The Guardian”, transmeton lajmi.net.
“Ndërsa hyjmë në muajin e katërt që nga fillimi i pandemisë Covid-19, unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infeksionit,” tha Tedros.
“Gjatë pesë javëve të kaluara, ne kemi parë një rritje gati eksponenciale të numrit të rasteve të reja, duke arritur pothuajse në çdo vend”, shtoi ai.
“Numri i vdekjeve është dyfishuar në javën e kaluar. Në ditët e ardhshme do të arrijmë në një milion raste të konfirmuara dhe 50,000 vdekje. ” Numri i përgjithshëm i rasteve të enjten ishte pak nën 936,000 me më shumë se 47,000 vdekje.

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”