Një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.
Përndryshe nga Klinika Infektive janë lëshuar dy pacientë, të cilët pasi janë testuar kanë dalë negativ dhe tani janë duke u mjekuar në shtëpi. Gjithashtu janë marrë edhe mostra nga 28 pacientë në Dibër, të cilët janë në mjekim shtëpiak dhe në gjendje stabile shëndetësore, njofton portalb.mk.
Dje në Klinikën Infektive janë pranuar 9 persona, atje tani ka gjithsej 59 pacientë, prej të cilëve 12 janë në gjendje më të rëndë, ndërkaq 5 janë vendosur në respiratorë.
Deri më tani janë bërë gjithsej 3.775 teste dhe sipas vendbanimit, deri më tani rastet me virusin korona në Shkup 183, Kumanovë 54, Dibër 47, Shtip 15, Tetovë 13, Prilep 12, Strugë 9, Veles 6, Manastir 4, Ohër 3, Kavadar 2, Gjevgjeli 2, Gostivar 1, Strumicë 1, Kriva Pallankë 1 dhe Koçan 1.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...