Vuajtjet e shqiptarëve në ish-ushtrinë Jugosllave më së miri i tregonin lotët e nënave, që qanin për fëmijët të cilët mund të mos u ktheheshin. Kështu u ndodhi shumë shqiptarëve të vrarë në ushtrinë Jugosllave.
Kryerja e shërbimit ushtarak të shqiptarëve në atë kohë bëhej pa dëshirën e tyre, pasi që vriteshin, rriheshin dhe torturoheshin dhe pastaj inskenoheshin skena duke lënë përgjegjës vet viktimat. Njëri nga ta është edhe Dergut (Januz) Kastrati, i vrarë dhe masakruar më 15 korrik të vitit 1967 në shërbimin ushtarak të ish- Jugosllavisë. Tani flasin shokët e tij, të cilët në atë kohë nuk guxonin ta ngrinin zërin për vrasjen e Dergutit dhe shqiptarëve të tjerë të vrarë në ushtrinë Jugosllave.
Hud Gashi nga fshati Vermicë i Malishevës tregon se pasi janë informuar për vrasjen e Dergut Januz Kastratit, së bashku me Brahim Kastratin dhe Adem Kastratit kanë shkuar për ta marrë kufomën në vendin e quajtur Melinje të Malit të Zi por eprorët ushtarak atje nuk ia dhanë, duke iu thënë se do ta sjellin dhe varrosin vet në Kosovë.
“Atje u munduan të na gënjejnë dhe të fshehin rastin duke thënë se kinse e ka vrarë vetën. Ata nuk na lejuan të hapim arkivolin dhe të identifikojmë kufomën e të vrarit. Po ashtu, nuk kanë lejuar obstruksionin mjekësor për të konstatuar shkaqet e vrasjes”, ka thënë ai.
Sipas tij, ushtria serbe ka sjellë kufomën në Kosovë dhe ka kryer ceremonin e varrimit pa e lejuar familjen që ta hapin arkivolin dhe ta verifikojnë kufomën.
Kurse, pas largimit të ushtareve të ish-ushtrisë Jugosllave, kushëriri Sylë (Bali) Kastrati ka hapur arkivolin dhe është vërtetuar që Dergut Januz Kastrati ishte vrarë.
“Gjoksi dhe barku ishte shosh nga plumbat por në atë periudhë nuk është lejuar nga diktatura e asaj kohe, ne nuk kemi guxuar dhe nuk jemi lejuar që të zbardhim dhe ta ndriçojmë rastin dhe të vërtetën kurrë deri më sot, e jo vetëvrarë siç është thënë”, thonë koleget e tij Selman Kalludra, Arifë Marmullaku.
Brahim Kastrati ishte disa herë në Melinje të Malit të Zi për të bërë kërkesë për ndriçim të rastit por nuk u lejua asnjëherë. Kishte përgatitur edhe padi te avokatët e asaj kohe por nuk e lejuan me arsyetimin se ka të bëjë me ushtrinë dhe nuk i lejohet ankesa për ndriçimin e rastit nga avokatët sepse “luhatet besimi ushtarak i asaj kohe”.
Dy shokët e Dergutit, Selman Kalludra nga fshati Gremnik i Klinës dhe Arifë Marmullaku nga fshati Dush i komunës së Klinës, të cilit ishin së bashku me Dergutin në ushtri në vitin 1967, deklarojnë se ai është masakruar dhe është fshehur, duke mos lejuar që e vërteta të dal në shesh.
“Ne nuk kemi guxuar nga pushtit i asaj kohe të flasim dhe të tregojmë të vërtetën për ketë raste të cilin e kanë vrarë në ushtrinë Jugosllave por Dergut Kastrati nga Vermiva e Malishevës është vrarë nga një ushtarak që e ka fshehur rastin me emrin Zhelko, i cili nuk ka lejuar të ndriçohet kurrë ky rast”, thonë dy shokët e Dergutit.
Edhe Arif Ukë Mermullaku tregon se çdoherë kanë qenë bashkë derisa Dergutin e kanë dërguar në roje.
“Derguti ka qenë i shoqërueshëm me neve, ka qenë besnik, njeri i fjalës, nuk e ka nguc askënd por s’ka lejuar që as ta ngucin dhe ta përulte dikush, ka pas karakter të fort dhe i vendosur shumë në mendimet e veta, ka reaguar ndaj të padrejtave çdoherë. Derguti më ka treguar disa provokime që i vinin në atë kohe si: Po më dërgojnë në roje pa dëshirën time, po duhet të shkoj, po më dërgojnë edhe në spital pa dëshirën time”, ka thënë ai.
Ai kujton edhe bisedën në dhomë kur papritur hynë një ushtarë serb që tregonte se ai ishte nën vëzhgim. Këtu edhe nisin dyshimet e Arifit se janë duke ia përgatitur rastin, ashtu edhe siç ndodhi, vrasjen e tij.
Mermullaku thotë se Dergutin e ka fyer një ushtar me emrin Zhelko, të cilin e ka rrahur Derguti.
“Na ka thirr kapiteni në ushtrim dhe na ka thënë se unë kam me ia tregu muskujt Dergutit. Unë e di që një kroat – Dallamati e ka vra Dergutin dhe në vendin ku ai është vrarë kanë vendosur një armë, kinse ai e ka vrarë veten. Si dhuratë vrasësin e dërguan në pushim”, deklaron Arif Mermullaku nga fshati Dushi i Klinës.
Pas vrasjes së Dergutit, ai thotë se pati provokime të vazhdueshme.
“Më kanë dërguar afër detit dhe kanë tentuar të më gjuajnë në det. Më kanë dërguar ne një vend të largët te një plak dhe më kanë ofruar që të pi dhe përmes pijeve të më helmojnë-zhdukin si i afërm i Dergutit dhe shok i pa ndashëm i tij. Më kanë montuar se gjoja e kam sharë një oficer në radiolidhje vetëm e vetëm që t’i kundërshtoj dhe të më vrasin edhe mua si Dergutin. Ata iu kanë frikësua edhe deklaratave të mija të mëvonshme në raport me rastin e vrasjen së Dergutit dhe kanë përdorur lloj- lloj provokime në raport me mua”, ka thënë ai.
Rastet tjera të vrasjeve në Komunën e Malishevës, sipas Hud Gashit, i lindur në viti 1923 në Vermicë të Malishevës, është Sherif Gashi, i vrarë më 15 maj 1945.
“Varri në vendin e quajtur fshati Shtypeq, te gryka Rugovës së bashku me Selim Beqiri nga Prekazi, të dy gjinden në një varrë në grykë të Rugovës. Rasti i dytë ishte Dastan Dervish Hoxha, i vrarë me 1945 nga fshati Shkarashnik i Malishevës. Kurse, në fshatin Senik-Malishevë janë vrarë 24 persona në atë periudhë kohor nga pushteti i asaj kohe”, thonë ai.
Ndryshe, Dergutit, regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë ia vrau edhe nënën Qamile Kastrati, të cilën pastaj e kanë hedhur në pus. Ndërsa, në fshatin ku lindi u vranë 12 persona dhe u dogjën qindra shtëpi.
Familja e Dergutit kërkon nga shokët e shkollës, ushtrisë dhe të gjithë ata që e kanë njohur që t’i ndihmojnë kësaj familje në plotësimin e një monografie për Dergutin, duke u lajmëruar në numrin e telefonit tek djali i Dërgutit, Xhevdeti 00377 44 20 45 14.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/dergut-kastrati-deshmia-si-u-vrane-shqiptaret-ne-ushtrine-jugosllave-53878/#sthash.xsacwpyp.dpuf
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh