Për 72 orë, duke filluar nga dje në Serbi ka nisur mbledhja e 100 mijë nënshkrimeve për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Na duhen 100 mijë nënshkrime në 72 orët e ardhme për ta penguar pranimin e Kosovës në UNESCO”, është arsyetimi i këtij peticioni i cili ka nisur të nënshkruhet online.
Ky peticion është nisur nga organizata ‘28 Qershori’ bashkë me regjisorin e njohur të filmit Boris Malagurski, në tentimin e fundit për ta anuluar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
“Qëllimi ynë është të mbledhim 100 mijë nënshkrime para vendimit në Kuvend që do të mbahet më 21 tetor. ‘28 Qershori’ në të kaluarën ka bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara dhe do të shfrytëzojë të gjitha kontaktet në mënyrë që të ndikoj në vendim, por lusim opinionin që të shprehin qëndrimin e tyre”, thuhet në kërkesën e tyre.
“Ftojmë botën e civilizuar që të mbrojë pasurinë kulturore, fetare dhe historike në krahinën jugore të Serbisë, në Kosovë dhe Metohi, dhe të nënshkruaj peticionin kundër pranimit të pushtetit separatist të Prishtinës në UNESKO”, thuhet më tutje në këtë shkrim.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...