Çajin po e përgatisin nën qiellin e hapur. E krejt këtë pa asnjë shpenzim. Bile atë në temperaturë shumë të lartë e vlojnë ujin për çaj e shumë punë tjera të shtëpisë.
Kjo pasi që familjes Ajeti nga fshati Torinë i Lipjanit, deri sa po hapte një bunar për ndërtimin e shtëpisë së axhës, në vend të ujit i doli diçka tjetër.
Në këtë gropë të hapur filloj te dal gazë natyror, i cili ndizet shumë lehtë dhe mund të përdorët për shumë çka,njofton Klan Kosova. Kryefamiljari Nexhat Ajeti tregon historinë e zbulimit të gazit në pronën e tij.
Për këtë fenomen ekziston një histori të cilën ia treguan të vjetrit Nexhatit Burimi i gazit po ju duket interesant edhe pjesëtarëve tjerë të familjes. Ndonëse kjo familje i ka ftuar organet kompetente për këtë çështje, që tu dalin në ndihmë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...