Luis Enrique mund të kthehet te skuadra e Barcelonës.
Trajneri spanjoll, i cili aktualisht drejton kombëtaren e Spanjës, Luis Enrique, nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet te Barcelona.
Enrique ka thënë se ka lënë të gjitha dyert e hapura, duke mos përjashtuar kështu opsionin për rikthimin në ‘Camp Nou’.
“Mendoj se mund të jem trajner në secilën skuadër që isha më parë. Kam lënë dyert e hapura për të gjitha ato skuadra” ka thënë Enrique, transmeton lajmi.net.
“Koha ime te Barcelona ishte e shkëlqyer, dhe unë gjithmonë isha falënderues” ka shtuar spanjolli.
“Jam me fat që isha në një klub për aq vite, dhe që më dhanë gjithçka” ka thënë ndër të tjerash Enrique.Enrique kishte suksese të mëdha me Barcelonën, kur në epokën e ‘MSN’ arriti të fitonte tripletën.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin