Spitalet rajonale kanë evidentuar punëtorët shëndetësorë të cilët janë shprehur vullnetar tu ndihmojnë, në rast se nuk mund ta menaxhojnë situatën sa i përket koronavirusit. Në rast nevoje, nga spitalet është thënë se do t’i kontakojnë këta mjekë, për tu dal në ndihmë.
Deri tani 86 raste me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, derisa ka edhe persona të tjerë që dyshohen të jenë të prekur me të raporton “Zëri.info”. Me rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19 institucionet shëndetësore kanë bërë apel te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e të marrin masa mbrojtëse.
Spitalet rajonale tashmë kanë bërë listat me punëtorët shëndetësorë të cilët nuk punojnë në institucione publike, por që kanë dal vullnetar për t’i ndihmuar atyre.
Në rast të paraqitjes së shumë rasteve të infektuara me këtë virus, institucionet shëndetësore do të kërkojnë ndihmën edhe të punëtorëve shëndetësorë që janë në pension, e edhe atyre të papunëve.
Përndryshe, derisa po rritet numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, së fundmi është raportuar se edhe një infermiere në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka rezultuar pozitive me të.
Andaj edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, sot ka kërkuar nga qeveria që urgjentisht të rris masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësor dhe po ashtu të gjej një strategji tjetër për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve.
Në rast nevoje, punëtorët shëndetësorë që nuk punojnë në spitale, dalin vullnetar
Në rast të paraqitjes së shumë rasteve të infektuara me koronavirus në vend, është parë e nevojshme edhe shtimi i punëtorëve shëndetësorë në institucionet publike.
Për t’i dal në ndihmë personelit në këto institucione, janë paraqitur shumë mjekë vullnetarë, të papunë e në pension.
Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë për “Zëri.info” se janë duke i evitentuar vullnetarët që u lajmërohen, dhe në rast nevoje do t’i kontakojnë ata.
“Për momentin në repartin e Infektivës kemi 5 mjekë spcialistë infektologë, infermierë dhe staf ndihmnës. Janë 6 dhoma me 12 shtretër me hyrje-dalje të veçantë, ndërsa në repart janë 33 shtretër që do të jenë në shfrytëzim në rast nevoje. Ne jemi duke bërë evidentimin e vullnetarëve që lajmërohen në adresën zyrtare ose në spital për punë vullnetare dhe ata do t’i kontaktojmë në rast të nevojës”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, Naim Sahiti nga spitali i Pejës ka thënë se nuk kanë kërkuar personel shtesë por që sipas rekomandimeve kanë hartuar listat vullnetare.
Premtohet furnizim i vazhdueshëm me pajisje mbrojtëse
Edhe pse kanë marrë furnizim me disa pajisje mbrojtëse, spitalet rajonale po presin furnizim shtesë me to.
Drejtori Avdaj ka thënë se aktualisht punëtorët shëndetësorë në këtë spital janë të pajisur me mjetet mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti i Shëndetësisë dhe Ministria e Shendetësisë.
Ai ka thënë se kanë marr premtime se do të kenë furnizim në vazhdimësi.
“Për momentin kemi furnizim me pajisjet e domosdoshme mbrojtëse:dorëza, maska dhe kemi premtime se do të ketë furnizime në vazhdimësi. Ne kemi furnizim të mjaftueshëm me barna nga lista esenciale, mjetet higjienike dhe dezinfektantë, por kërkesat janë në rritje e sipër dhe jemi në pritje të furnizimeve të reja”, ka theksuar ai.
Ndërsa, zyrtari për informim në Spitalin e Pejës, Naim Sahiti ka thënë se për momentin kanë pajisje mbrojtëse të mjaftueshme. Sipas tij, qëndrojnë mirë me furnizim sa i përket barnave nga Lista Esenciale dhe materiali shpenzues.

Gjykata veçon procedurën ndaj Xhelal Sveçles
Pacolli-Dalipi deklarohet e pafajshme para trupit gjykues
PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për ...
Avokati i Pacolli-Dalipit kundërshton seancën pa praninë e S...
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...
Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Ko...