Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë dhe përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.
Në këtë takim u diskutua për situatën e fundit pas shpalljes së pandemisë me Covid 19, për masat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNDP-ja, përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate.
Gjatë takimit u vlerësua partneriteti me këto organizata dhe në veçanti u diskutua për ndihmën që mund të ofrojnë këto organizata për pajisje mjekësore mbrojtëse për Policinë e Kosovës, Ekipet e Emergjencave dhe mjekët.
Ministri Sveçla theksoi Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është duke punuar me të gjitha kapacitetet e saja, ku është aktivizuar edhe Plani për Reagim Kombëtar.
Ai tha se po bashkërendohen të gjitha aktivitetet me të gjitha institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, në menaxhimin e kësaj situate, që krahas ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik, është shumë e rëndësishme edhe siguria e qytetarëve në përgjithësi.
Ndërsa, përfaqësueset e OKB-së dhe NDP-së në Kosovë, shprehën gatishmërinë për të mbështetur institucionet e vendit me të gjitha mundësitë që kanë dhe njëkohësisht vlerësuan lartë institucionet e Kosovës në menaxhimin me profesionalizëm të kësaj situate.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...