Liverpool i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit të Valencia, Ferran Torres.
Sipas Daily Mirror, Torres do largohet nga Valencia për t’iu bashkuar ndonjë gjiganti evropianë me të cilin mund të fitojë trofe, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp e sheh 20-vjeçarin si lojtari adekuat për mesfushën e kampionit momental të Evropës, mirëpo duhet të mposhtin disa skuadra për shërbimet e tij.

Thuhet se Manchester City është shumë i interesuar, pasi Pep Guardiola e dëshiron me patjetër në skuadër sepse e sheh si zëvendësuesi adekuat i David Silva.
Klauzola e Torres kushton 90 milionë euro, ndërsa pos gjigantëve anglez interesim ka edhe Barcelona./arbresh.info.
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...