Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident i rëndë në Autostradën Prishtinë – Shkup, gjegjësisht në fshatin Babush.
Pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes tre veturave, kanë humbur jetën tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info Luljeta Mehmeti, zyrtare për informim nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”./arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...