Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe na njoftoi se do të realizohen testime mobile në vendin tonë duke filluar që nga java e ardhshme, do të aplikohet në të gjitha vendet ku do të shihet më e nevojshme që të behen testime për koronavirus.
“Nga java e ardhshme do të jemi gati dhe do të realizojmë edhe testime mobile. Këto ditë kemi bërë përgatitje. Sot dhe nesër, si dhe gjatë vikendit do të selektohen grupe më të mëdha, sipas mendimit të epidemiologëve në zona dhe qytete ku mendojmë se duhet të aplikohet kjo masë” tha Filipçe.
Filipçe gjithashtu tha se kemi marrë përgjigje nga më shumë donatorë përmes Qeverisë Norvegjeze për makineritë respirator, të cilat në fillim të prillit i presim të na vinë në vendin tonë, si dhe marrveshja shtesë e aritur edhe me Ambasadën Kinze për respiratorët, pritet në ditët në vazhdim të marrim përgjigje konkrete, gjithashtu ceki se javës tjetër pritet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 reagentë për testime tjera për koronavirus./TV21
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale