Bashkimi Evropian ka shënuar të enjten 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit për kufij të hapur, ndonëse të gjitha hyrjet e daljet i ka të mbyllura, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Marrëveshja e Shengenit, që mbështet një Evropë secilën herë më të bashkuar, ka hyrë në fuqi më 26 mars të vitit 1995.
Fillimisht kufijtë ishte hequr në mes të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Spanjës dhe Portugalisë.
Në muajt dhe vitet në vijim janë shtuar edhe vendet tjera, andaj tani pjesë e kësaj zone janë 26 vende anëtare, përfshirë dy vende jo-anëtare të Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.
Megjithatë në përvjetorin e 25-të, marrëveshja është pezulluar për shkak të koronavirusit, sëmundje që ka pezulluar shumicën e aktiviteteve ekonomike dhe atyre shoqërore dhe ka kthyer shumicën e evropianëve në të burgosur nëpër shtëpitë e tyre.
“Përhapja e Covid-19 është duke pasur ndikim të madh në transportin evropian të kalimit të kufijve”, është thënë në një dokument të brendshëm të Komisionit Evropian, teksa i është referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi./rel
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...