Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, nga burime të sigurta brenda taboreve politike dialoguese në tavolinën e bisedimeve mëson se në agjendë janë përfshirë edhe Ligji për Përgjimet e Paligjshme, Ligjin për Informatorët dhe Ligjin për Qeverinë i cili do të mundëson zgjedhjen e 2 ministrave të ri nga LSDM-ja opozitare dhe 5 zëvendësministrave nga të dyja partitë maqedonase.
Pikat e lartëpërmendura burojnë nga Marrëveshja e Përzhinos që u arrit mes VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, njofton Zhurnal.
Ndërkohë, grupet punuese nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sot arritën marrëveshje për rregullativën zgjedhore. Është kontraktuar mënyra e zgjedhjes në KSHZ, votimi i diasporës, ankesat dhe pastrimi i listës zgjedhore.
Anëtarët e KSHZ-së do të zgjidhën me formulën tre plus tre, që nënkupton kah tri përfaqësues nga pushteti dhe opozita dhe tri ekspert që do të zgjidhen në Parlament. Tre nga këta anëtar janë shqiptarë.
Vendimet do të sillen me shumicë absolute, ndërsa me Konsensus dhe procedure të veçantë 3 nivelesh do të vendoset vetëm me kërkesë nga anetarët shqiptarë në rast se cenohen interesat e shqiptarëve.
Diaspora do të votoj në një njësi zgjedhore, me modelin proporcional, ndërsa do të zgjidhen tri deputet.
Lista zgjedhore do të pastrohet në mënyrë të kombinuar, gjegjësisht në terren dhe duke marr të dhënat nga institucionet. Pritet që nesër ligji të futet në procedurë parlamentare, njofton Zhurnal.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten