Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes rrjetit social Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të mos depozitojnë barna dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve nga mjekët e tyre amë.
“Aplikoni kryesisht komunikimin telefonik dhe elektronik me shtëpitë shëndetësore, përveçse në nevojë urgjente shëndetësore. Ndiqni rekomandimet e ekspertëve të mjekëve amë për mbrojtjen e shëndetit dhe trajtimin e duhur. Mos blini ilaçe të panevojshme, gjegjësisht mos rezervoni ilaçe në shtëpi. Fondi ka ilaçe me recetë në sasi të mjaftueshme, në qarkullim të aprovuar nga Agjencia e barnave dhe mjeteve shëndetësore”, ka shkruar ministri.
Ai tha që të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi dhe pa panik, duke mbrojtur kështu sistemin tonë shëndetësor dhe vetë qytetarët./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...