Dje nuk votuan deputetë, dje votoj garda e vjetër

11:14 | 26 Mars 2020
M. A.

Njohësi i politikës në vend dhe çështjeve europiane, Demush Shasha, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti mbrëmë nga mocioni i mosbesimit i thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shasha, rënien e qeverisë në këtë kohë krize e ka quajtur prerje të besës për sëcilin qytetarë pa marr parasysh se votues i cilës parti është.

Ai thotë se mbrëmë nuk votuan deputetet e Kuvendit por votoj garda e vjetër të ciles tipas Shashës edhe vulosën fundin e tyre.

Ky është postimi i plotë:

PRERJA NË BESË

Dje u prehëm në besë. Secili nga ne. Secili votues i 6 tetorit asnjëherë nuk ka votuar për çfarë ka ndodhur nga data e 6 tetorit e kulmoj me mesnatën e djeshme. Pa marr parasysh a votues i VV, LDK, PDK, AAK, NISMA, secili votues e ka pas një shpresë për diçka më të mirë. Asnjë qytetarë nuk ka votuar për t’iu thënë se shpresa është virus që duhet mbytur, për tu përqesh heronjtë, gra e burra, e për tu preh në besë.

Dje e ardhmja u pre në besë nga e kaluara. Trimat u prenë në besë nga frikacakët. Shpresa e ditës së 6 tetorit u preh në besë nga pashpresa e mesnatës së 25 marsit.

Sot po e vërej një gjë – është ditë e qetë. Nuk ka gëzim, nuk ka mllefosje. Sikur çdo herë kur prehët njeriu në besë, ne jemi në mes mërzisë për tradhtinë që na u bo, e gëzimit për të vërteten që e mësuam. Dorasi i prerjes në besë është fshehur thellë në terrin e aktit të shëmtuar. I preri në besë po kërkon kuptimin në aktin e tradhtisë.

Por sikur çdo prehje në besë – ajo bartë pasoja. Dje secili deputet i cili ka marr fjalën ka thënë fjalinë: “Qytetarët nuk e meritojnë këtë”. Atëherë çfarë ndodhi?

Dje nuk votuan deputetë. Dje votoj garda e vjetër. Ajo votoj fundin e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale