Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur. Por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dal shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për së paku dy pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët janë duke shkuar drejtë shërimit. Këto detaje i dha për Gazetën Express, infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.
Ai ka deklaruar se procesi i shërimit është duke shkuar shumë mirë dhe se mjekët janë shumë entusiast që në javën e ardhshme këta dy pacientë do të lirohen nga spitali si të shëruar nga kosonavirusi.
“Gjendja e tyre për momentin është shumë stabile. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që ata të dalin nga spitali si të shëruar. Tek një pjesë e mirë e pacientëve ia kemi arritur që rikuperimin ta çojmë përpara”, thotë Ahmeti.
Ai tutje deklaron se pacienti i parë që ka rezultuar negativ në testin e dytë është djali i 82-vjecarit nga Podujeva i cili vdiq javën që e lamë pas si pasojë e infektimit me Covid-19.
“Unë po i pres edhe rezultatet e tjera. Djali i personit që vdiq nga Podujeva nga koronavirusi, në testin e dytë ka dalë negativ. Po e presim edhe testin e ri konfirmimit. Gjatë javës së ardhme pritet që ti kemi pacientët e parë që të jenë të shëruar”.
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...