Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito ka thënë se është i lumtur që e sheh Lautaro Martinez në top formë dhe e ka cilësuar Jose Mourinhon si një ndër trajnerët më të mirë në histori të futbollit.
Militao punoi nën urdhrat e Mourinhos vetëm për një sezon, sezon në të cilin arriti të fitojë tripletën me “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.
Në një intervistë për ESPN, Milito ka thënë se tekniku portugez është fenomenal.

“Është fenomenal, një ndër trajnerët më të mirë në histori. Kam mësuar shumë prej tij brenda një viti”.
“Para finales së Ligës së Kampionëve ishte qetësi dhe kishte tension në dhomën e zhveshjes, por Mourinho na qetësoi të gjithëve”, filloi ai.
Ndërsa për Lautaro Martinez ka thënë se është i lumtur me punën që është duke e bërë lojtari.

“E pyes si është duke kaluar këto ditë, kemi lidhje të mirë. E pashë duke u rritur, u stërvit me ne te Racing në ekipin e parë në vitin 2014”.
“Me bën të lumtur ta shohësh duke u rritur vazhdimisht. Është lider i madh, produkt i sistemit tonë, si Rodrigo de Paul dhe Juan Musso”, deklaroi ai.
Lautaro Martinez mbetet i lidhur me kalimin te Barcelona në verë./arbresh.info.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...