Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ka shkuar në 514 vetëm brenda ditës, në kohën kur situata në këtë vend sa vjen e rëndohet.
Shifrat zyrtare tregojnë që 2,696 kanë vdekur tani në vend dhe rreth 40 mijë të tjerë janë të infektuar, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 5.400 punonjës të kujdesit shëndetësor janë ndër ato raste të konfirmuara.
Spanja është vendi më i prekur në Evropë pas Italisë, i cili ka regjistruar më shumë se 6.000 vdekje deri më tani.
Ndërsa rastet kanë qenë të përqendruara kryesisht në Madrid, Katalonjë dhe Vendin Bask, numri i infeksioneve po rritet në rajone të tjera.
Castilia-La Mancha dhe Castilla y Leon, që kufizojnë kryeqytetin, kanë parë një kërcim të madh në raste. Të dy rajonet kanë popullsi të madhe të moshuar.
Policia kritikoi të martën “njerëz të papërgjegjshëm”, përfshirë disa që kanë lënë spitalet pa u shkarkuar zyrtarisht./arbresh.info/
Ushtarët spanjollë gjejnë banuesit e azilit të pleqve të vdekur dhe të braktisur
Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...
Titulli i 21-të, Marotta: Ëndërr e bërë realitet për Interin
Bastisje në Lipjan, policia sekuestron armë dhe municion
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim